Jochen Suaer, drejtor i akademisë së Bayern Munichut, i kërkoi Federatës Gjermane të reagojë ndaj largimit të talenteve të shumta. Në këtë kontekst, ai përmendi edhe Erblin Osmanin.
Të lidhura
None found
Futbollisti vendosi të përfaqësojë Kosovën dhe debutoi me të në fitoren 1-0 ndaj Irlandës. Mesfushori 17-vjeçar ishte ndër lojtarët e aktivizuar nga përzgjedhësi Franco Foda në Ligën e Kombeve. Për shkak të cilësive të tij, largimi i Osmanit shihet si një humbje që mund t’i kushtojë federatës gjermane.
Suaer paralajmëroi se Gjermania po humbet shumë lojtarë dhe se nevojiten masa për ta trajtuar këtë çështje. “Ka shumë probleme. Shumë lojtarë kanë lindur në Gjermani, por Jurgen Klopp nuk mund t’i ftojë. Mjafton të shohësh Bavarinë: Kenan Yildiz dhe Can Uzun përfaqësojnë Turqinë, Josip Stanisic Kroacinë, Paul Wanner Austrinë, ndërsa Malik Tillman ShBA-në. Konkurrenca mes kombëtareve është e madhe dhe kjo duhet trajtuar menjëherë”, tha ai.
Ai shtoi se klubi e kupton këtë situatë edhe nga ftesat që merr për lojtarët e tij: “Ne e shohim nga afër, për shkak të numrit të ftesave që na vijnë nga disa përfaqësuese për lojtarë të caktuar”.
“Erblin Osmani ka lindur në Mynih, por aktualisht luan për Kosovën”, deklaroi Suaer për “Spox”.
Me debutimin në moshën 17-vjeçare, Osmani u bë lojtari më i ri që ka veshur fanellën “Dardane”. Ai është gjithashtu lojtari i dytë më i ri në historinë e Bundesligas, pasi debutoi me Bayernin kur ishte 16 vjeç.






