Flamuri i Maqedonisë së Veriut vendoset për herë të parë në zyrën e Ali Ahmetit: Mbështes shtetin unitar, ma sugjeruan edhe ambasadorët

Për herë të parë që nga themelimi i Bashkimit Demokratik për Integrim para 24 vitesh, zyra e kryetarit të kësaj partie, Ali Ahmeti, në Reçicë të Vogël, është pajisur me flamurin shtetëror të Maqedonisë së Veriut. Prania e tij u vërejt gjatë takimit të Ahmetit me ambasadorin austriak Martin Pammer.

Të lidhura

None found

Duke folur për TS, Ahmeti shpjegoi se vendimi lidhet me qëndrimin e tij të vazhdueshëm në favor të një shteti unitar, ndërsa theksoi se vendosjen e flamurit shtetëror nuk e ka konsideruar asnjëherë problem.

“Gjithmonë e kam mbështetur shtetin unitar. Ky ka qenë gjithashtu një sugjerim i ambasadorëve të huaj në vend, të cilët gjatë takimeve tona më kanë propozuar që në zyrën time të vendoset flamuri shtetëror i Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Ahmeti.

Ai tha se ky hap përputhet me bindjen e tij se shteti është i të gjithë qytetarëve dhe se ndaj simboleve shtetërore duhet treguar respekt.

Ky gjest simbolik në zyrën e Ahmetit synon të përçojë një mesazh për bashkëjetesë, respekt të ndërsjellë dhe barazi ndërmjet të gjitha komuniteteve në Maqedoninë e Veriut.


Shtuar 23.07.2026 10:14

matbetmatbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetJojobetStarzJojobetStarzbetjojobet güncel girişkingroyalgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibombetciojojobetgrandpashabet girişcasibom