Luis Suarez udhëhoqi Inter Miamin drejt fitores 3-2 në shtëpi ndaj Chicago Fire, në takimin hapës të sezonit të ri të Major League Soccer.
Rikthimi i MLS-së pas Kupës së Botës solli që në xhiron e parë një duel mes dy prej golashënuesve më të mirë. Inter Miami i Luis Suarezit (39 vjeç) priti Chicago Fire, skuadër me të cilën Robert Lewandowski (37 vjeç) zhvilloi ndeshjen e tij debutuese.
Të lidhura
None found
Megjithatë, sulmuesi uruguaian ia prishi debutimin në Amerikë Lewandowskit. Në paraqitjen e 100-të me Inter Miamin, Suarez realizoi dy golat e parë të vendasve dhe arriti kuotën e 50 golave për klubin.
Suarez barazoi rezultatin në 1-1 nga pika e penalltisë në minutën e 27-të. Më pas, në minutën e 51-të, ai shënoi një gol të bukur për ta kaluar Inter Miamin në epërsi 2-1.
Në minutën e 63-të, pas golit të tij të dytë, uruguaiani mori një goditje me shqelm në fytyrë. Kapiteni i Chicago Fire, Jack Elliott, fillimisht i largoi topin gjatë duelit dhe më pas e goditi Suarezin në fytyrë.
Për këtë ndërhyrje, Elliott u ndëshkua me karton të verdhë, ndërsa Suarez mbeti për pak çaste në fushë, duke shfaqur qartë dhimbjen nga goditja.
Sulmuesi u rikuperua shpejt dhe e vazhdoi lojën deri në përfundim të ndeshjes. Pas takimit, ai u përshëndet me Lewandowskin dhe të dy shkëmbyen fanellat.
