ASH: Analizat e fundit mikrobiologjike tregojnë përmirësim dhe stabilizim të situatës në Gostivar

Aleanca për Shqiptarët, përmes një komunikate, ka njoftuar se rezultatet më të fundit të analizave mikrobiologjike të ujit, të marra nga katër pika në Gostivar, dëshmojnë se gjendja po përmirësohet dhe po shkon drejt stabilizimit.

Të lidhura

None found

Nga ASH-ja u bëjnë thirrje qytetarëve që të vijojnë zbatimin e rekomandimeve të institucioneve përgjegjëse dhe të informohen vetëm nëpërmjet burimeve zyrtare. Sipas partisë, shqetësimi i qytetarëve është plotësisht i kuptueshëm dhe i drejtë, por deri në përmbylljen e të gjitha analizave dhe procedurave përkatëse nevojiten qetësi, maturi dhe bashkëpunim.

Në komunikatë kërkohet që të mos nxirren përfundime të nxituara dhe të shmangen etiketimet apo akuzat përpara se institucionet ta përfundojnë punën profesionale. Njëkohësisht, ASH-ja apelon për ndërprerjen e gjuhës fyese dhe përçarëse, duke theksuar se shëndeti publik duhet të jetë çështje bashkuese dhe jo të shfrytëzohet për përplasje politike.

Aleanca për Shqiptarët thekson se Shtabi i Krizës po i përmbush detyrat e veta, ndërsa kryetari i Komunës së Gostivarit ka vendosur në dispozicion të gjitha kapacitetet komunale për menaxhimin e gjendjes dhe për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve. Mbështetja dhe angazhimi i Qeverisë, si dhe i institucioneve qendrore, vlerësohen gjithashtu si të rëndësishme dhe të mirëseardhura.

Sipas ASH-së, mbrojtja e shëndetit të qytetarëve, informimi i vazhdueshëm dhe transparent, si dhe normalizimi sa më i shpejtë i situatës duhet të mbeten prioritetet e vetme.


Shtuar 21.07.2026 20:57

matbetmatbetholiganbetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibom