Real Madridi pezullon lëvizjen për Rodrin, shkak bëhet qëndrimi i Florentino Perezit

Situata e Rodrit te Manchester City mbetet ende e pazgjidhur. Mesfushori spanjoll po vlerëson propozimin për zgjatjen e kontratës, ndërkohë që vazhdon të ketë dëshirë të luajë një ditë për Real Madridin.

Të lidhura

None found

Gazetari i njohur i merkatos, Fabrizio Romano, raporton se drejtuesit e Manchester Cityt i kanë paraqitur 30-vjeçarit një ofertë të re, me kushte financiare shumë të rëndësishme. Tani është lojtari ai që duhet të marrë vendimin përfundimtar.

Përpara Rodrit janë dy alternativa: të firmosë rinovimin dhe të vijojë karrierën në “Etihad”, ose të respektojë marrëveshjen aktuale deri në fund dhe të largohet me parametra zero në verën e vitit 2027.

Emri i tij është përfolur prej muajsh si një objektiv i Real Madridit, por nga kampi i “Los Blancos” nuk është ndërmarrë aktualisht asnjë hap konkret.

Sipas Romanos, mundësia për t’u rikthyer në Madrid e tërheq shumë futbollistin. Megjithatë, presidenti Florentino Perez nuk është i bindur se klubi duhet ta çojë përpara këtë operacion.

“Rodri ëndërron të luajë për Real Madridin, por për momentin historia mes Real Madridit dhe Rodrit është e ftohtë për shkak të presidentit”, ka deklaruar Fabrizio Romano.

Në të njëjtën kohë, Manchester City nuk dëshiron të humbasë një prej lojtarëve kryesorë të skuadrës dhe mbetet i vendosur për ta mbajtur atë.

Pavarësisht se mesfushori ka mbushur tashmë 30 vjeç, klubi anglez i ka propozuar kushte të favorshme për vazhdimin e bashkëpunimit.

Zgjedhja e Rodrit do të përcaktojë të ardhmen e tij: ai duhet të vendosë nëse do ta vazhdojë aventurën në Ligën Premier me Manchester Cityn apo do të presë mundësinë për të përmbushur ëndrrën e veshjes së fanellës së Real Madridit.


matbetmatbetholiganbetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobet girişbetcioJojobetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibom