Analiza e Mehazit: Pse Mali i Zi është shtet, ndërsa 600 mijë shqiptarë quhen pakicë në Maqedoninë e Veriut?

Opinionisti dhe akademiku nga Tetova, Sulejman Mehazi, ka publikuar një shkrim në gjuhën maqedonase ku vë në pah një kontradiktë të thellë në trajtimin politik dhe kushtetues të komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, duke e vënë atë përballë realitetit shtetëror të Malit të Zi.

Të lidhura

None found

Më poshtë po e paraqesim të plotë qëndrimin e profesor Mehazit:

Sipas tij, është një paradoks i pakuptueshëm që një vend si Mali i Zi, me një popullsi prej 600 mijë banorësh, të funksionojë si shtet i pavarur, ndërkohë që po kaq shqiptarë në Maqedoninë e Veriut trajtohen thjesht si një pakicë kombëtare.

Ai shton se ata që e shohin Maqedoninë e Veriut si shtet thjesht nacional, gabojnë thellësisht. Sipas Mehazit, dinamika e sotme globale dhe fuqitë e mëdha janë të angazhuara kundër konceptit të shteteve nacionale, duke synuar dominimin përmes modeleve multietnike. Si Shtetet e Bashkuara të Amerikës ashtu edhe Bashkimi Evropian, nënvizon ai, i bëjnë presion qeverisë së RMV-së që fuqia shtetërore të mbizotërojë mbi atë kombëtare, duke e vendosur shtetin në plan të parë dhe identitetin nacional në të dytin.

Më tej, profesori thekson se nëse kabineti i udhëhequr nga Mickoski aspiron të anëtarësohet në BE, atëherë përfshirja e pakicës bullgare në Kushtetutë bëhet një domosdoshmëri e pakontestueshme. Ai argumenton se nuk ka asnjë logjikë që minoritetet serbe, turke, rome dhe boshnjake, të cilat janë numerikisht më të vogla, të jenë pjesë e tekstit kushtetues, ndërsa komuniteti bullgar, dukshëm më i madh në numër, të mbetet jashtë tij.

Në këtë grupim minoritetesh në RMV, Mehazi sqaron se shqiptarët nuk zënë vend, sepse ata përbëjnë një masë prej 600 mijë banorësh — një shifër e barabartë me të gjithë popullsinë e Malit të Zi, i cili vetë pritet të integrohet së shpejti në Bashkimin Evropian.

Si përfundim, ai e cilëson si një absurditet të plotë faktin që një territor me 600 mijë banorë si Mali i Zi të njihet si shtet sovran, ndërsa një komunitet me të njëjtën masë njerëzish në Maqedoninë e Veriut të cilësohet si pakicë.


Shtuar 20.07.2026 15:56

matbetmatbetJojobetjojobetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasGrandpashabetbetciobetcio girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobet girişjojobet girişbetcioJojobetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetcasibom girişjojobet giriş