Këtë të hënë, nënë e bir rrezikuan mbytjen në plazhin e Shëngjinit. Ngjarja u regjistrua në zonën e “Ranës së Hedhun”, teksa nëna me djalin e saj të mitur, sapo ishin futur për t’u larë, kanë rrezikuar jetën.
Falë ndërhyrjes së rojeve bregdetare dhe disa pushuesve, si dhe mbërritjes së menjëhershme të shërbimeve nga emergjenca spitalore, është bërë e mundur shpëtimi i tyre, pasi kishin konsumuar shumë ujë.
Të lidhura
None found
Ata po marrin trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe parametrat jetësorë janë të qëndrueshëm.
