Debat i ashpër në Kuvend: Peleshi i përgjigjet Korreshit – “Disa gjëra nuk shpjegohen me bostanë”

Gjatë vijimit të seancës plenare, deputeti demokrat Saimir Korreshi kërkoi fjalën për çështje të rregullores. Ndërkohë që mikrofoni i tij ishte aktiv, ai përpiqej të tërhiqte vëmendjen e kryetarit të seancës, Niko Peleshi, i cili në ato momente po fliste me një punonjës të Kuvendit.

Pikërisht në këtë çast, Korreshi nisi t’i drejtohej me tone ironike, duke shkaktuar një replikë të menjëhershme nga ana e Peleshit.

Të lidhura

None found

Korreshi e thirri disa herë me zë të lartë: “O shoku kryetar, alo, alooo, shoku kryetar?”. Peleshi iu kundërpërgjigj prerazi: “Atë shokun kryetar shko dhe takoje atje ku i ke shokët”. Deputeti vijoi më tej: “Dakord po mbaje mendjen në mësim se për ty po flasim këtu për procedurë”. Kryetari i seancës iu përgjigj: “Nuk është festivali folklorik, është seancë plenare”.

Debati u përshkallezua më tej kur Korreshi e pyeti: “Po ti ku ishe? Ishe në gjumë? Ty po kërkojmë”. Peleshi reagoi duke thënë: “Atë ty mos ma drejto mua se unë nuk ju drejtohem me ty, ti…”. Në këtë pikë, Korreshi ndryshoi tonin dhe iu përgjigj: “I nderuar dhe fort i respektuar shoku kryetar, po ju drejtohem me juve ju”.

Më pas, deputeti i opozitës vijoi me një varg kritikash: “Kur flasim të drejtohemi juve ju, do juve ju, fort i nderuar dhe i respektuar shoku kryetar, për këtë rregullore se e votuam me pompozitet. Nëse e keni bërë për letër higjienike ta bënit më të hollë se na grric. E para njëherë, na çoni në mëngjes për orë pilafi na çoni në komision. Të premte, në terren prapë. E di juve ju? E dyta, vini këtu dhe na mallëngjeheni, nëse ti na trajton dhe të kanë thënë që jemi punëtorët e tu, juve ju ia fut kot! Kemi ardhur me votat e atyre shqiptarëve që s’janë me juve ju si qiverri. Një nga kërkesat e panegociueshme është kapitulli 27. Edhe fondet IPARD që çdo 2 muaj dilni këtu dhe thoni do të hapen, opingat do të hapen! Përrallat me mamadhi që na vijnë nga Europa nuk shkojnë me ne! Nuk mund të mos i kalonit ato 35 amendamentet e opozitës! Marta Kos që mos të bëhet dhallë, të vijë këtu e të mos flasë kundër raportit të PE dhe mos të na tregoni përralla me mbret.”

Në përgjigjen e tij, Peleshi u shpreh: “E para, ka disa gjëra që shpjegohen me bostanë, shalqinj, misra e grurë, por disa nuk shpjegohen dot. Nëse doni mendimin tim, një pjesë e atyre qytetarëve në shesh janë edhe kur ju dëgjojnë ju që mendoni se mandatin jua kanë dhënë si licencë për të nxjerrë nga goja çfarë të doni, të fyeni kë të doni, të shkelni kë të doni dhe t’u jepni shembullin më të keq fëmijëve me fjalorin tuaj.”


Shtuar 20.07.2026 15:27

matbetmatbetJojobetjojobetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasGrandpashabetbetciobetcio girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobet girişjojobet girişbetcioJojobetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetcasibom giriş