Një i ri 18-vjeçar është dënuar në Britani me tre vite burg, pasi goditi me automjet një këmbësor 84-vjeçar, e plagosi rëndë dhe u largua pa i dhënë ndihmë.
Vendimi u mor nga Gjykata e Kurorës në Durham, e cila e shpalli Sonny Horsfall fajtor për shkaktim të lëndimeve të rënda përmes drejtimit të rrezikshëm, drejtim automjeti pa leje e siguracion, si edhe për largim nga vendi i aksidentit. Gjykata vendosi gjithashtu që atij t’i ndalohet drejtimi i automjeteve për katër vjet.
Të lidhura
None found
Ngjarja ndodhi në mbrëmjen e 22 prillit në Redcar, North Yorkshire. Sipas hetimeve, Horsfall kishte humbur kontrollin e një Audi A4 të blerë së fundmi, kishte dalë në trotuar dhe kishte përplasur Eddie-n 84-vjeçar, i cili po shkonte drejt shtëpisë së tij.
Kamerat e sigurisë kanë regjistruar çastin kur makina del nga rruga dhe godet këmbësorin, ndërsa drejtuesi largohet menjëherë nga vendngjarja. Prokuroria theksoi se 18-vjeçari nuk dispononte patentë, ishte i skualifikuar nga drejtimi dhe automjeti nuk kishte siguracion.
Gjatë hetimeve u gjetën edhe pamje në telefonin e të riut, ku ai shfaqej duke lëvizur me shpejtësi të madhe, duke kryer manovra të rrezikshme parakalimi dhe duke kaluar semaforë me dritë të kuqe.
https://www.dailymail.com/embed/video/3682393.html
Në njërën prej regjistrimeve ai dëgjohet të thotë: “Sapo e bleva këtë bishë”, ndërsa në një video tjetër shprehet: “Në djall me dritën e kuqe.”
Dy orë pas aksidentit, Horsfall u dërgoi mesazhe zanore në Snapchat miqve të tij. Në njërin prej tyre ai tha: “Nuk e di çfarë godita… po ha pica”, ndërsa në një tjetër pranoi se mendonte se mund të kishte plagosur rëndë ose vrarë një person.
Si pasojë e goditjes, 84-vjeçari pësoi thyerje të shumta në legen, shpinë dhe këmbën e djathtë. Ai qëndroi disa ditë në kujdes intensiv dhe, pavarësisht ndërhyrjes kirurgjikale, vijon të përballet me vështirësi të mëdha në lëvizje, përdor mjete ndihmëse për të ecur dhe vuan nga dhimbje të vazhdueshme.
