Policia njofton për 62 raste zjarrvënieje gjatë këtij viti

Gjatë stinës së verës, zjarret që përfshijnë pyje dhe fusha vazhdojnë të jenë një shqetësim i vazhdueshëm në Kosovë. Ato sjellin çdo vit pasoja të rënda për mjedisin dhe pronat, ndërsa vënë në rrezik edhe jetën e qytetarëve.

Policia u ka apeluar qytetarëve të mos kryejnë veprime që mund të shkaktojnë zjarr dhe të njoftojnë pa vonesë autoritetet nëse kanë informacion për persona të dyshuar për zjarrvënie.

Të lidhura

None found

Sipërfaqe të mëdha pyjore dhe toka bujqësore dëmtohen çdo vit nga zjarret në Kosovë, duke shkaktuar pasoja të konsiderueshme në mjedis.

Biologia Ferdije Zhushi Etemi thotë se ndezja e zjarreve duhet shmangur, pasi nuk i sjell tokës asnjë dobi.

“Nga pikëpamja biologjike, kjo dukuri nuk ka pasoja pozitive, sepse digjet mbulesa bimore në sipërfaqe, e cila e bën tokën të plleshme”, ka deklaruar Ferdije Zhushi Etemi, biologe.

Përtej dëmtimit të tokave bujqësore, zjarret cenojnë natyrën dhe përkeqësojnë cilësinë e ajrit, duke krijuar rrezik edhe për shëndetin.

Njohësit e çështjeve emergjente vlerësojnë se njeriu mbetet një nga shkaqet kryesore të zjarreve të përmasave të mëdha, ndërsa temperaturat e larta dhe thatësia ua lehtësojnë përhapjen flakëve.

“Temperaturat janë të larta dhe nevojitet shumë pak që të shpërthejë një zjarr, prandaj të gjithë duhet të jemi të kujdesshëm që të ketë sa më pak zjarre dhe dëme”, ka thënë Tahir Ahmeti, njohës i emergjencave.

Sipas Policisë së Kosovës, gjatë vitit të kaluar janë evidentuar 227 raste zjarrvënieje, ndërsa këtë vit janë regjistruar 62 raste. Policia ka paralajmëruar masa ligjore për të gjithë personat që, me dashje apo për shkak të pakujdesisë, vënë në rrezik jetën dhe pronën e qytetarëve.


Shtuar 16.07.2026 21:10

MatbetEsenyurt Escortmatbetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetjojobet girisİnstagram takipçi satın alcasibomJojobetcasibomfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetciobetcio girişİnstagram takipçi satın alGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet girişgrandpashabet