Real Salt Lake ka dalë fitues me shifrat 4-1 në përballjen miqësore ndaj Burnley-t. Skuadra amerikane ishte më bindëse gjatë kësaj sfide testuese dhe dominoi ndaj anglezëve.
Armando Broja pati një mundësi të mirë për të lënë shenjë në këtë takim, por momenti i tij nuk rezultoi pozitiv. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare mori përsipër ekzekutimin e një penalltie në minutën e 5-të, por nuk arriti ta dërgonte topin në rrjetë.
Të lidhura
None found
25-vjeçari qëndroi në fushë deri në minutën e 67-të, kur u zëvendësua nga Sonne. Kështu, Broja nuk mundi të përfitonte nga një rast i artë, i cili mund t’i jepte ndoshta më shumë shpresë për të siguruar minuta në sezonin e ri.
Penalltia e humbur nga Armando Broja
