Pas zjarreve të vitit 2023, mbi 700 raste mbeten pa analiza në IML

Instituti i Mjekësisë Ligjore vazhdon të ketë mbi 700 raste në pritje për analiza laboratorike, ndërsa afërsisht gjysma e tyre lidhen me vdekje të dyshimta dhe vrasje. Laboratori dhe shërbimi i rëntgenit kanë mbetur jashtë funksionit për më shumë se tri vjet, pas dy zjarreve që përfshinë institutin gjatë vitit 2023.

Të lidhura

None found

Si pasojë e mungesës së këtyre shërbimeve, është shtuar numri i rasteve që presin përfundimin e autopsive në rastet e vdekjeve të dyshimta apo vrasjeve. Ndërkohë, autopsitë realizohen në një hapësirë të improvizuar, por nuk mund të kryhen analizat e toksikologjisë, histopatologjisë dhe radiografisë, për shkak se renovimi i sallës së ekzaminimeve ka zgjatur prej vitesh.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Institutit të Mjekësisë Ligjore, Agron Thaçi, ka deklaruar për Radio Kosovën se përfundimi i renovimit pritet të ndodhë më së voni javën e ardhshme.

“Në pritje janë më shumë se 700 raste, nga të cilat rreth 300 janë raste për të cilat Prokuroria ka kërkuar ekzaminim të plotë”, ka thënë Thaçi.

Sipas tij, pas mbylljes së punimeve do të duhet të kryhen testimet dhe kalibrimi i pajisjeve të laboratorit. Këto procedura, siç ka theksuar ai, janë të domosdoshme para se të rifillojnë punën laboratorët e toksikologjisë, histopatologjisë dhe radiografisë.

Radio Kosova ka marrë konfirmim vetëm nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Prokuroria Speciale se ato presin kompletimin e 200 autopsive, për shkak të mungesës së laboratorit dhe rëntgenit.

Thaçi ka bërë të ditur se, me rifillimin e analizave laboratorike, përparësi do të kenë mostrat që aktualisht janë në pritje.

Ministria e Drejtësisë nuk i është përgjigjur kërkesës për raportin e hetimit lidhur me zjarret në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Zjarret ndodhën pak kohë pasi, në dhjetor të vitit 2022, ishte raportuar se nga laboratori i toksikologjisë kishin humbur 12 mostra të lidhura me vdekjen në burg të ish-aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari. Më vonë, rezultoi se mostrat nuk ishin humbur.

Për çështjen e mostrave dhe për zjarret, hetime kishte nisur Prokuroria Speciale, por deri tani nuk është shënuar ndonjë rezultat në këtë rast.


Shtuar 16.07.2026 10:31

MatbetEsenyurt Escortmatbetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetjojobet girisİnstagram takipçi satın alcasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetciobetcio girişİnstagram takipçi satın alGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet girişgrandpashabet