Zejnulla Gashi ka marrë sot dorëzimin e detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit nga Agron Qalaj, i cili e mbante këtë pozitë në cilësinë e ushtruesit të detyrës.
Të lidhura
None found
Gjatë ceremonisë, Gashi u shpreh se do t’u shërbejë të gjithëve dhe theksoi se do të punohet së bashku për të forcuar sundimin e ligjit.
“Sapo e pranova detyrën nga ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, zoti Qalaj. Faleminderit kolegëve për besimin e dhënë. Unë do të jem kryeprokuror i të gjithëve dhe së bashku të gjithë do të punojmë në forcimin e sundimit të ligjit”, deklaroi Gashi.
