Varkë e përmbysur pranë Alcatrazit, një viktimë dhe dy persona ende të zhdukur

Një person ka vdekur, ndërsa dy të tjerë nuk janë gjetur ende pas përmbysjes së një varke me 19 persona në bord në Gjirin e San Franciskos, sipas autoriteteve amerikane.

Shërbimi Zjarrfikës i San Franciskos bëri të ditur se alarmi u dha rreth orës 15:35 sipas kohës lokale, për një varkë që dyshohej se kishte marrë flakë rreth 550 metra nga ishulli Alcatraz. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në zonë, gjetën mjetin lundrues të përmbysur.

Të lidhura

None found

Në bord ndodheshin 19 persona, prej të cilëve 16 janë nxjerrë të gjallë. Operacioni i kërkimit vazhdon për dy personat e zhdukur.

https://x.com/abc7newsbayarea/status/2077189068547326008

Një pasagjer humbi jetën, pavarësisht ndërhyrjes së ekipeve të shpëtimit për ta ringjallur. Po ashtu, i pajetë është gjetur edhe një qen që ndodhej në varkë.

Video të publikuara nga mediat lokale shfaqin mbetjet e varkës së vogël me motor teksa fundosen në ujërat e Gjirit të San Franciskos.

Ende nuk është sqaruar nëse varka ishte duke iu afruar ishullit Alcatraz, po largohej prej tij apo ndodhej në atë zonë për ndonjë arsye tjetër.

Alcatrazi, burgu i njohur që prej dekadash funksionon si atraksion turistik, ndodhet në një pjesë të gjirit ku temperatura e ujit mbetet zakonisht shumë e ulët gjatë gjithë vitit, duke e vështirësuar mbijetesën në aksidente të ngjashme.


Shtuar 15.07.2026 08:02

MatbetBetsmoveEsenyurt Escortmatbetjojobet güncel girişMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetultrabetGalabetcasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet giriş