Përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps, ka dhënë garanci për gjendjen fizike të Kylian Mbappe në prag të gjysmëfinales së Kupës së Botës kundër Spanjës.
Të lidhura
None found
Kapiteni francez u dëmtua në çerekfinalen ndaj Marokut, ndeshje në të cilën u largua nga fusha në minutën e 77-të. Ky episod krijoi dyshime mbi mundësinë që 27-vjeçari të jetë i gatshëm për duelin vendimtar me Spanjën.
Dyshimet u shtuan edhe pasi sulmuesi u pa duke u stërvitur i ndarë nga grupi për një pjesë të seancës. RMC Sport raportoi se Mbappe shfaqi shenja dhimbjeje pasi goditi drejt portës, por Deschamps hodhi poshtë çdo alarm.
“Kylian ndihet mirë. Nuk mund të jesh më shumë se 100 për qind. Po, ai është 100 për qind gati”, u shpreh trajneri i Francës.
Deschamps reagoi edhe ndaj interpretimeve për stërvitjen e pasdites, duke thënë: “A po nxirrni përfundime nga ajo që ndodhi pasdite? Ai, ashtu si të gjithë të tjerët, ka të drejtë të punojë 10 minuta në vend të 20 gjatë një ushtrimi në stërvitje”.
Sipas The Athletic, Mbappe pritet të nisë si titullar në përballjen e Francës me Spanjën.
