Barcelona gjobitet me 602 euro pas ankesës së Atleticos për Julian Alvarezin

Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) ka përfunduar procedurën disiplinore ndaj Barcelonës, duke i vendosur klubit një gjobë deri në 602 euro. Sipas Mundo Deportivo, masa u mor pas ankesës së Atletico Madridit për kontaktet e pretenduara të katalunasve me Julian Alvarezin.

Vendimi mbështetet në nenin 133 të rregullores së garave, që parashikon ndëshkime për mosrespektimin e detyrimeve rregullative.

Të lidhura

None found

Ankesa e Atleticos lidhej me pretendimin se Barcelona kishte komunikuar me sulmuesin argjentinas ndërsa ai ishte ende nën kontratë me klubin madrilen.

Çështja kujton një rast të ngjashëm të vitit 2019, kur Atletico kundërshtoi negociatat e Barcelonës me Antoine Griezmann, duke pretenduar se klubi katalunas kishte kontaktuar me lojtarin pa ndjekur rregullat përkatëse.

Atëherë, Barcelona mori një gjobë prej vetëm 300 eurosh, ndonëse Atletico kishte kërkuar një ndëshkim më të rëndë.


Shtuar më 27.10.2026 18:54