Ndarja nga jeta e ish-Emirit të Katarit, reagon Rama: Një burrë shteti vizionar, trashëgimia e tij le të vazhdojë të frymëzojë

Babai Emiri i Katarit, Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani, ka nderruar jete në moshën 74-vjeç, njofton Amiri Diwan.

“Me zemra të palëkundura në besim në caktimin dhe fatin e Zotit, Divani i Amirit vajton humbjen e madhe për kombin e të ndjerit – Zoti e mëshiroftë – Lartësisë së Tij, Atit Amir Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani, i cili ndërroi jetë këtë mëngjes”, tha Divani i Amirit në një deklaratë të dielën.

Të lidhura

None found

Al Jazeera raporton se, Katari njoftoi një periudhë zie publike katër-ditore duke filluar nga e hëna, me pezullimin e punës në agjencitë qeveritare dhe organet publike dhe uljen e flamujve në gjysmështizë.

Lidhur me ndarjen nga jeta të ish-Amirit të Katarit, Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani, ka reaguar edhe kryeministri Edi i vendit Rama.

Reagimi:

“Mësova me trishtim për ndarjen nga jeta të Lartmadhërisë së Tij, Amirit të Katarit, Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani. Ai ishte një udhëheqës historik dhe një burrë shteti vizionar, që ia përkushtoi jetën përparimit të Katarit dhe vendosi themelet e një prej transformimeve më të jashtëzakonshme kombëtare të kohës sonë.

Vizioni i tij, i çuar më tej nga lidershipi i shkëlqyer i djalit dhe pasardhësit të tij, e ka kthyer Katarin në një frymëzim përtej kufijve të rajonit të tij: një vend që arrin të përqafojë ndryshime të mëdha, duke ruajtur njëkohësisht me krenari identitetin, trashëgiminë dhe karakterin e tij të pasur kulturor.

Shqipëria dhe Katari lidhen nga miqësia, respekti i ndërsjellë dhe një bashkëpunim në rritje, të cilin ne e vlerësojmë shumë. Ne gjithnjë e kemi parë me admirim të thellë transformimin e Katarit dhe angazhimin e tij të jashtëzakonshëm ndaj kulturës, arsimit, dialogut dhe mbrojtjes së trashëgimisë.

Në emër të popullit të Shqipërisë dhe në emrin tim, i përcjell ngushëllimet më të sinqerta Lartmadhërisë së Tij, Amirit të Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani; gjithë familjes Al Thani; mikut dhe vëllait tim të dashur, Shkëlqesisë së Tij Sheikh Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, Kryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme; si edhe popullit vëllazëror të Shtetit të Katarit. Shpirti i Lartësisë së Tij, Ati Amir, u prehtë në paqe të përjetshme dhe vizioni e trashëgimia e tij le të vazhdojnë të frymëzojnë Katarin dhe brezat që do të vijnë”, shkruan Rama.


Shtuar 12.07.2026 13:13

matbetultrabetjojobetultrabetmatbetjojobetMadridbetJojobetjojobetJojobetjojobetHoliganbetcasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa haberBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişHoliganbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet giriş