Një incident i pakëndshëm ka ndodhur në tribunat e stadiumit gjatë çerekfinales së Kupës së Botës 2026 mes Anglisë dhe Norvegjisë, ku disa tifozë u përfshinë në një përleshje fizike.
Pamjet, të cilat janë bërë virale në rrjetet sociale, tregojnë disa persona të veshur me fanella të Argjentinës duke u shtyrë dhe goditur me një tifoz tjetër, ndërsa të pranishmit përpiqen të ndajnë palët dhe të shmangin përshkallëzimin e konfliktit.
Të lidhura
None found
Situata u vu nën kontroll vetëm pas ndërhyrjes së forcave të sigurisë së stadiumit, të cilat larguan personat e përfshirë në incident.
🚨 TRES ARGENTINOS GOLPEAN A UN INGLES CUANDO FESTEJABA LA VICTORIA VS NORUEGA
Sucios adentro y afuera de la cacha… pic.twitter.com/6RKiGL8wH4
— La Catrina Norteña (@catrina_nortena) July 12, 2026
Deri më tani nuk dihen shkaqet që çuan në përleshje dhe autoritetet nuk kanë dhënë një version zyrtar mbi ngjarjen.
Fakti që në konflikt u përfshinë tifozë me fanella të Argjentinës ka ngjallur shumë komente në rrjetet sociale, pasi kombëtarja argjentinase nuk ishte pjesë e kësaj sfide.
Pavarësisht tensioneve në tribuna, ndeshja nuk u ndërpre dhe u zhvillua normalisht. Në fushë, Anglia arriti të përmbysë Norvegjinë me rezultatin 2-1 pas kohës shtesë, duke siguruar kualifikimin në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026 falë dy golave të Jude Bellingham.
