Senegali largon Pape Thiaw dhe gjithë stafin teknik pas dështimit në Botërorin 2026

Pas paraqitjes së dobët të “Luanëve të Terangës” në Kupën e Botës 2026, Federata e Futbollit e Senegalit (FSF) ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin Pape Thiaw, si edhe me të gjithë stafin e tij teknik.

Të lidhura

None found

Ky vendim u mor në Dakar, gjatë një mbledhjeje të Komitetit Ekzekutiv të FSF-së, duke mbyllur kështu periudhën e Thiaw në krye të kombëtares si trajner i përhershëm, më pak se dy vjet pasi kishte marrë drejtimin e skuadrës.

Senegali siguroi kalimin në fazën e 1/16 së finales pasi u rendit mes skuadrave më të mira të vendeve të treta. Në grup, afrikanët u mundën nga Franca dhe Norvegjia, ndërsa fituan bindshëm 5-0 ndaj Irakut.

Megjithatë, aventura e tyre mori fund në një përballje dramatike me Belgjikën. Senegalit i dha epërsinë 2-0 realizimet e Habib Diarra dhe Ismaila Sarr, por belgët reaguan me golat e Romelu Lukakut dhe Youri Tielemans. Më pas, ishte sërish Tielemans ai që shënoi penalltinë vendimtare në vazhdime, duke vulosur fitoren 3-2.

Dalja nga turneu nxiti një valë kritikash ndaj Thiaw, sidomos për zgjedhjet taktike dhe mënyrën e administrimit të ndeshjeve, veçërisht për dështimin e ekipit për të mbajtur avantazhet e krijuara gjatë kompeticionit.

Në njoftimin zyrtar, FSF sqaroi se shkarkimi erdhi pas një analize të paraqitjes së kombëtares dhe se ky hap u konsiderua i domosdoshëm për të ardhmen e futbollit në Senegal.

Presidenti i federatës, Abdoulaye Fall, është ngarkuar me detyrën për ta informuar zyrtarisht Thiaw për vendimin, si edhe për të drejtuar procesin e riorganizimit të ekipeve kombëtare.

Në të njëjtën kohë, kanë filluar të qarkullojnë edhe emrat e kandidatëve që mund ta pasojnë në detyrë.

Habib Beye, Patrick Vieira dhe Herve Renard janë disa nga trajnerët që përmenden për postin vakant, ndërsa Senegali synon të nisë një cikël të ri me një drejtues tjetër.


Shtuar 12.07.2026 10:49

matbetultrabetgalabetultrabetmatbetjojobetMadridbetJojobetjojobetJojobetjojobetHoliganbetcasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa haberBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişHoliganbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet giriş