Kryeministri Edi Rama ka pritur në takim një nga emrat më të njohur të muzikës botërore, Kanye West. Lajmin e ka bërë publik vetë Rama, i cili ka ndarë edhe një video nga ky takim në rrjetet sociale.
Në videon e publikuar, Rama shihet teksa i prezanton artistit të njohur disa elemente të kulturës dhe historisë shqiptare.
Të lidhura
None found
Reperi amerikan ka ardhur në Shqipëri në prag të koncertit që do të zhvillohet këtë të shtunë në mbrëmje në “Eagle Stadium”, në Kashar.
Policia e Tiranës ka vendosur masa të përkohshme në lëvizjen e automjeteve në zonën pranë autostradës Tiranë-Durrës, me qëllim sigurimin e mbarëvajtjes së aktivitetit.
“Eagle Stadium” është ngritur në një sipërfaqe prej rreth 65 mijë metra katrorë, në kilometrin e parë të autostradës Tiranë-Durrës, ndërsa qeveria ka vënë në dispozicion një fond prej 4 milionë eurosh për organizimin e eventit.

