Mbrëmjen e sotme, në qytetin e Laçit janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.
Ngjarja ka rezultuar fatale për shtetasin Ilir Lika, rreth 40 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.
Të lidhura
None found
Forcat e policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur punën për të sqaruar plotësisht rrethanat, për të identifikuar autorin ose autorët, si edhe për të dokumentuar shkakun e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Ndërkohë, në vijim priten njoftime zyrtare nga Policia.
