Pasditen e kësaj të sotme, në qytetin e Kukësit u shfaq një vatër zjarri, e cila përfshiu një sipërfaqe me livadhe dhe shkurre pranë rrugës së Kënetës.
Vatra ndodhej rreth 200 metra larg rrethimit të Aeroportit të Kukësit, gjë që rriti vigjilencën e autoriteteve.
Të lidhura
None found
Në momentet e para, era ndikoi në përhapjen e flakëve, duke e vështirësuar ndërhyrjen e efektivëve në terren.
Forcat e shërbimit zjarrfikës ndërhynë dhe arritën të neutralizojnë vatrën, duke parandaluar përhapjen e saj drejt zonave të tjera.
Sipas informacioneve, zjarri është vënë nën kontroll.
