Moska kundërshton akuzat e Ramës për protestat: Në rrugë kanë dalë qytetarët shqiptarë

Reagimi i kryeministrit Edi Rama, i cili la të kuptohej se Rusia dhe Irani mund të kishin rol në protestat kundër qeverisë, ka sjellë një përgjigje nga Moska. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, i hodhi poshtë këto pretendime dhe i bëri thirrje Ramës të mos ua atribuojë aktorëve të huaj pakënaqësinë e qytetarëve.

Në një deklaratë të publikuar nga Ambasada Ruse në Tiranë, Zakharova ia drejtoi mesazhin kryeministrit shqiptar, duke nënvizuar se autoritetet e vendit mbajnë përgjegjësi për çështjet e brendshme dhe se protestat pasqyrojnë pakënaqësinë e qytetarëve.

Të lidhura

None found

“Kryeministri i Shqipërisë ka akuzuar Rusinë dhe Iranin se qëndrojnë pas trazirave në vend. Edi Rama deklaroi se protestat janë vepër e të huajve që nuk duan që Shqipëria t’i bashkohet BE-së. Jo, Edi Rama, janë qytetarët e vendit Tuaj që kanë dalë në rrugë në protestë, dhe Ju nuk duhet t’i hidhni fajin të tjerëve. Rregulloni vetë problemet Tuaja të brendshme”, thuhet në reagimin e zëdhënëses ruse.

Reagimi vjen në ditën e gjashtë të protestave në Shqipëri. Tubimet janë shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe policisë, ndërsa tensionet janë përhapur edhe jashtë kryeqytetit dhe qytetarët vijojnë të protestojnë kundër qeverisë.

Me deklaratën e saj, Zakharova kundërshtoi publikisht pretendimet e Ramës për përfshirje të mundshme të Rusisë dhe Iranit. Ajo theksoi se protestat burojnë nga pakënaqësia e brendshme dhe se autoritetet shqiptare duhet t’u përgjigjen kërkesave të qytetarëve.


Shtuar më 18.10.2026 22:03

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel giriş