Përshkallëzohen tensionet pranë ministrive, protestuesit hedhin fishekzjarrë ndaj policisë

Situata është acaruar në afërsi të Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Infrastrukturës në Tiranë, ku protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë.

Gjatë incidenteve, në drejtim të efektivëve janë hedhur fishekzjarrë. Për shpërndarjen e turmës dhe rikthimin e kontrollit, Policia ka përdorur gaz lotsjellës.

Të lidhura

None found

Përplasjet në këto dy pika të kryeqytetit janë pjesë e një proteste që është shoqëruar me konfrontime të vazhdueshme mes pjesëmarrësve dhe uniformave blu.

Ndërkohë, gjendja vijon të jetë e tensionuar, ndërsa forcat e Policisë po ndërhyjnë për të larguar protestuesit.


Shtuar më 18.10.2026 19:50