Situata në selinë e PD-së, dy autoambulanca në oborr pas gazit lotsjellës

Dy autoambulanca kanë hyrë në oborrin e selisë së Partisë Demokratike, ndërsa disa protestues raportohet se janë ndier keq për shkak të gazit lotsjellës dhe kanë marrë ndihmën e parë.

Ndërkohë, në Rrugën e Elbasanit vihet re një prani e shtuar e forcave të policisë.

Të lidhura

None found

Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, deklaroi se policia ka hedhur dy bombola me gaz lotsjellës brenda selisë së partisë, duke theksuar se në atë moment nuk kishte ndodhur asnjë incident apo provokim.

Sipas Këlliçit, ndërhyrja është kryer në kushtet kur nuk kishte asnjë arsye të justifikonte një veprim të tillë.

Edhe Eno Bozdo e cilësoi situatën të turpshme. Ai tha se selia e PD-së po përballet me një sulm të dhunshëm dhe kundërshtoi atë që e konsideroi dhunë të pajustifikuar.

Bozdo shtoi se tre deputetë kishin dalë për të komunikuar me komandantin e policisë, por askush nuk kishte dalë për të biseduar me ta.


Shtuar më 18.10.2026 21:04