Gjashtë protestuesit e shoqëruar këtë të martë nga policia pas incidenteve përpara Kuvendit janë liruar pas disa orësh qëndrimi në Komisariatin Nr.1.
Gjatë protestës së zhvilluar para Parlamentit pati përplasje, pasi protestuesit hodhën vezë në drejtim të automjeteve të deputetëve, ndërsa disa prej tyre u ndaluan me forcë nga efektivët.
Të lidhura
None found
Ndërkohë, protesta e sotme do të vijojë sipas të njëjtit plan, me grumbullimin fillestar në sheshin “Skënderbej” në orën 19:00 dhe më pas me lëvizjen drejt Kryeministrisë.
Njëri nga koordinuesit, Arben Kola, sqaroi edhe skenarin e protestës së 31-të.
“Nga sheshi “Skënderbej” do të marshojmë drejt kryehajdutërisë”, tha ai.
