Në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë u bë sot prezantimi zyrtar i SideRunner, një automjeti tokësor pa pilot (UGV) me përdorim të dyfishtë, ndërsa njëkohësisht u njoftua edhe nisja e prodhimit të tij në Kosovë.
Ky prezantim u mbajt në kuadër të aktiviteteve Freedom250, të organizuara nga Ambasada Amerikane në Kosovë me rastin e 250-vjetorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Të lidhura
None found
SideRunner është krijuar nëpërmjet një partneriteti strategjik mes Stridar Inc. në SHBA dhe Stridar Kosovo LLC, duke ndërthurur inovacionin amerikan me aftësitë inxhinierike dhe prodhuese të Kosovës.
Kompania bën të ditur se Kosova do të ketë një rol të rëndësishëm në prodhimin dhe eksportimin e kësaj platforme në tregjet ndërkombëtare në Evropë, SHBA, Lindjen e Mesme dhe më gjerë.
Kjo platformë është përmirësuar vazhdimisht duke u mbështetur në përvojat e përdoruesve ndërkombëtarë dhe është testuar edhe në bashkëpunim me Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara.
SideRunner mund të shfrytëzohet në fusha të ndryshme, si siguria dhe mbrojtja, operacionet emergjente, kërkim-shpëtimi, mbrojtja e infrastrukturës kritike dhe inspektimet industriale.
Prania e këtij prezantimi në Ambasadën Amerikane u vlerësua si një moment i rëndësishëm për bashkëpunimin teknologjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.
