Vora duket se është shumë afër përforcimit të dytë në këtë merkato. Sipas raportimit të medias maqedonase “xmksport”, klubi i Superiores po zhvillon negociata intensive për të afruar Dimitar Trajkov.
Të lidhura
None found
21-vjeçari pritet t’i bashkohet vorakëve si lojtar i lirë. Ai vjen pas eksperiencës në formë huazimi te kroatët e NK Dugopolje, ku në 28 ndeshje realizoi 3 gola dhe dha 6 asiste, ndërsa marrëveshja e tij me Polissyan përfundoi në fundin e këtij sezoni.
Në të kaluarën, sulmuesi ka qenë pjesë edhe e Rabotnickit, Brera Strumican, Ap Brera dhe Belasica. Sipas “Transfermarkt”, vlera e kartonit të tij shkon në 350 mijë euro.








