Argjentina siguron marrëveshje verbale me Scalonin për ta mbajtur në stol deri më 2031

Lionel Scaloni dhe Argjentina kanë arritur një akord verbal për vijimin e bashkëpunimit deri në vitin 2031, sipas asaj që raporton ESPN.

Të lidhura

None found

Burimi bën të ditur se palët janë dakordësuar për një rinovim afatgjatë para udhëtimit drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kupën e Botës 2026, edhe pse deri tani nuk është hedhur firmë në një kontratë zyrtare.

Trajneri argjentinas mësohet të ketë kërkuar që çdo bisedë për të ardhmen e tij të lihet për pas mbylljes së turneut, duke qenë se vëmendja e tij është e gjitha te përpjekja për të mbrojtur titullin botëror me Argjentinën.

Nëse kjo marrëveshje finalizohet, 48-vjeçari do të qëndronte në drejtimin e Albicelestes edhe për Kupën e Botës 2030, e cila do të zhvillohet në Spanjë, Portugali dhe Marok, ndërsa ndeshjet hapëse do të luhen në Argjentinë, Uruguai dhe Paraguai.

Ndeshja e së premtes kundër Kepit të Gjelbër në fazën e 1/16 së finales do të jetë një tjetër moment i veçantë për Scalonin, pasi ai do të udhëheqë Argjentinën për herë të 100-të.

Që kur mori drejtimin e ekipit pas largimit të Jorge Sampaolit në vitin 2018, Scaloni e ka kthyer Argjentinën në një nga përfaqësueset më dominuese në futbollin ndërkombëtar, duke siguruar katër trofe madhorë.

Nën komandën e tij, Argjentina fitoi Kupën e Amerikës në vitin 2021, duke i dhënë fund një pritjeje 28-vjeçare për një trofe të madh. Më pas erdhi suksesi në Kupën e Botës 2022 në Katar, i ndjekur nga triumfi në Finalissima 2022 dhe mbrojtja e titullit në Kupën e Amerikës 2024.

Ecuria shumë e mirë e kampionëve në fuqi ka vijuar edhe në Shtetet e Bashkuara, ku Argjentina e përfundoi fazën e grupeve në vendin e parë falë fitoreve ndaj Algjerisë, Austrisë dhe Jordanisë.

Në rast se mposht Kepin e Gjelbër, kampionia e botës do të avancojë në çerekfinale, aty ku do të ndeshet me fituesin e përballjes mes Australisë dhe Egjiptit.


Perabetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetkavbetGrandpashabetlunabetcasibomMeritkingCasibomCasibomdamabetcasibombetpascasibomjojobet girişKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetjojobet girişimajbetjojobetbetcio