Që nga ora 06:00, qarkullimi në autostradën Kumanovë-Veles është pezulluar, bëjnë të ditur nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM).
Të lidhura
None found
Sipas njoftimit, shkak për ndërprerjen e trafikut është një aksident rrugor i ndodhur te kryqëzimi për në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, më saktësisht në daljen nga Shkupi që çon drejt ndërtesës së terminalit.
LAMM njofton se automjetet po orientohen të kalojnë përmes kryqëzimit te rafineria “Okta”.
Edhe Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit ka konfirmuar devijimin e trafikut, ndërsa u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve të përdorin daljen që çon te hyrja e vjetër e aeroportit, përkatësisht drejt ndërtesës së vjetër të tij.
“Ju informojmë se për shkak të një aksidenti trafiku në hyrjen kryesore të ndërtesës së terminalit të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit, nga drejtimi i Shkupit në aeroport, të gjitha automjetet po devijohen në përputhje me rrethanat”, thuhet në njoftimin nga “TAV Maqedoni”.

