SPB Tetovë njofton se dje (24.06.2026), në orën 15:15, në një objekt në ndërtim e sipër në rrugën “Todor Cipovski Merxhan” në Tetovë, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria 12 shtetas të Republikës së Bullgarisë, të moshës nga 34 deri në 66 vjeç, të cilët po punonin në atë objekt.
Sipas policisë, personat janë konstatuar me qëndrim të parregullt dhe të paparaqitur në këtë zonë.
Të lidhura
None found
Ata janë shoqëruar në Stacionin Policor të Tetovës për procedurë të mëtejshme dhe ndaj tyre do të ngrihen parashtresat përkatëse në bazë të Ligjit për të huajt, thonë nga SPB.
