OBRM-PDUKM: Filipçe nuk reagon dhe nuk e dënon skandalin diplomatik nga Bullgaria

Nga OBRM-PDUKM thonë se Filipçe ka zgjedhur të heshtë dhe nuk ka dënuar, siç e cilësojnë ata, skandalin diplomatik të Bullgarisë përmes notës diplomatike që, sipas tyre, ka cenuar sigurinë e kryetarit Mickoski.

Sipas tyre, është bërë publik një dokument që përmban materiale diplomatike dhe informacione të ndjeshme, të lidhura me çështje sigurie që prekin udhëheqjen shtetërore, ndërsa nga Filipçe dhe opozita nuk ka pasur asnjë reagim. OBRM-PDUKM thekson se Filipçe, në vend të një dënimi të qartë dhe kërkesës për përgjegjësi, ka vendosur të mos prononcohet.

Të lidhura

None found

Po nga kjo parti thuhet se autoritetet bullgare të drejtuara nga Rumen Radev, të cilat, sipas tyre, mohojnë identitetin, gjuhën, historinë dhe kulturën maqedonase, kanë krijuar një precedent diplomatik me publikimin e një note diplomatike që, siç pretendojnë, cenon drejtpërdrejt sigurinë e familjes së kryetarit Mickoski.

OBRM-PDUKM thotë gjithashtu se dokumenti, për të cilin ende nuk ka pasur kërkim falje nga Sofja zyrtare dhe që është publikuar në rrjetin social “Facebook”, zbulon në mënyrë të qartë hollësi për automjetet zyrtare, emrat e pasagjerëve, vendndodhjen e familjes së kryetarit Mickoski dhe frekuencën e radios përmes së cilës komunikonin rojet e sigurisë.

Më tej, nga OBRM-PDUKM deklarojnë se heshtja e Filipçes dhe e SDS-së, në vend të një dënimi, hap pyetje serioze për qëndrueshmërinë dhe prioritetet e tyre politike. Ata pyesin nëse Filipçe po hesht për shkak të afërsisë së tij me bashkëpunëtorët e tij bullgarë.

Sipas tyre, megjithëse veprime të tilla janë pjesë e një presioni më të gjerë politik ndaj Maqedonisë, vendi do të vazhdojë rrugën drejt integrimit evropian pavarësisht presioneve dhe sfidave që vijnë nga jashtë.


Shtuar 25.06.2026 09:49

matbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibommeritkingjojobetkralbetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetgrandpashabetTimebetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetcasibompiabellacasinojojobet girişUltrabetmatbetbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetcasibomMarsbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetcasibomgrandpashabet girişbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet