Mbi 7.8 tonë kanabis mjekësor të paregjistruar, kallëzim penal ndaj një kompanie në Novo Sellë

SPB-ja e Strumicës ka paraqitur kallëzim penal ndaj një personi juridik në fshatin Borisovë, në komunën e Novo Sellës, si dhe ndaj V.K.-së, banor i fshatit Novo Sellë që jeton në Strumicë dhe drejton subjektin e denoncuar. Ata dyshohen për vepra penale të parashikuara në nenin 95-c, paragrafi 1 ose paragrafi 2, të Ligjit për Kontrollin e Drogave Narkotike dhe Substancave Psikotrope.

Gjatë kontrollit në ambientet ku mbahej lulja e tharë e kanabisit mjekësor, policia e SPB-së së Strumicës dhe zyrtarët e komisionit përkatës të Ministrisë së Shëndetësisë konstatuan mungesë të dokumentacionit për personelin e angazhuar dhe të dokumenteve të tjera të detyrueshme. Po ashtu, rezultoi se mungonin 7813.49 kilogramë lule të thara kanabisi mjekësor, sasi për të cilën kompania e denoncuar nuk kishte dokumentacion dhe mbulim të përshtatshëm./Telegrafi/

Të lidhura

None found


Shtuar më 28.10.2026 11:58