Arrestohet në Maqedoni shqiptari që transportonte tetë migrantë afganë

Një 40-vjeçar nga Shqipëria, me inicialet P.M., u arrestua dje, më 27.10.2026, në orën 12:35, pranë zonës “Ostrovo”, në rrugën rajonale Demir Kapi-Negotinë. Sipas MPB-së së Maqedonisë, ndalimin e kryen zyrtarët e Stacionit Policor të Mbikëqyrjes Kufitare në Mihajlovë.

Gjatë kontrollit të automjetit pasagjerësh “Volkswagen Turan”, me targa shqiptare, që drejtohej nga P.M., policia gjeti tetë migrantë. Dy prej tyre ishin të mitur dhe, sipas asaj që deklaruan, vinin nga Afganistani.

Të lidhura

None found

Shoferi u mbajt në Stacionin Policor të Negotinës, ndërsa migrantët u dërguan në qendrën e pritjes dhe tranzitit në Gjevgjeli. MPB-ja njoftoi se, pasi të dokumentohet rasti, do të paraqitet kallëzim përkatës.


Shtuar më 28.10.2026 10:27