Ermelinda Meksi kërkon reformim të PS: Kryetari të legjitimohet nga Kongresi dhe jo nga modeli aktual

Ish-ministrja e Partisë Socialiste, Ermelinda Meksi, i është bashkuar thirrjes së Ilir Zelës për një analizë të thelluar mbi mënyrën si funksionon PS-ja, duke theksuar se demokratizimi i partisë duhet të jetë një proces i vërtetë politik dhe statutor, e jo vetëm një slogan.

Në reagimin e saj publik, Meksi vlerëson se një nga provat më të rëndësishme për çdo forcë politike është aftësia për të reflektuar dhe për t’u korrigjuar. Sipas saj, një parti që nuk pranon kritikën, nuk analizon veten dhe nuk përditëson mekanizmat e saj të brendshëm, rrezikon të shkëputet si nga anëtarësia, ashtu edhe nga shoqëria.

Të lidhura

None found

Ajo shprehet se, nëse synohet një Parti Socialiste më e hapur, më përfaqësuese dhe më e gatshme për t’iu përgjigjur sfidave të kohës, atëherë duhet rikthim te parimet që, sipas saj, dikur garantonin legjitimitet të brendshëm, ekuilibër dhe përfaqësim, përmes zgjedhjeve dhe rifreskimit të strukturave të PS çdo 4 vjet.

Meksi propozon që Asambleja Kombëtare të dalë nga vullneti i delegatëve të Kongresit dhe jo nga anëtarësime ex officio, pasi këto, sipas saj, e zbehin peshën e votës demokratike. Ajo thekson se deputetët dhe kryetarët e bashkive mbajnë përgjegjësi të rëndësishme publike, por nuk mund të zëvendësojnë vullnetin e anëtarësisë dhe të forumeve përfaqësuese të partisë. Sipas saj, kjo bëhet edhe më problematike kur një pjesë e madhe e deputetëve vijnë nga listat e mbyllura, gjë që dobëson më tej lidhjen e tyre të drejtpërdrejtë me bazën.

Në reagimin e plotë, ajo shprehet: “I bashkohem reflektimit tend Ilir Zela, i cili ngre një çështje thelbësore: demokratizimi i Partisë Socialiste nuk mund të mbetet thjesht slogan, por duhet të shndërrohet në një proces real politik dhe statutor.”

Më tej, Meksi nënvizon: “Mesazhi kryesor i këtij propozimi lidhet me synimin për të shmangur rrezikun që kërcënon nje organizatë politike si PS,atë të humbjes se aftësisë për t’u vetëkorrigjuar. Një parti që nuk reflekton mbi veten, që nuk hapet ndaj kritikës dhe që nuk rinovon mekanizmat e saj të brendshëm, rrezikon të humbasë lidhjen me anëtarësinë dhe me shoqërinë.”

Ajo argumenton gjithashtu se duhet rishikuar edhe mënyra e zgjedhjes së kryetarit të partisë. Sipas Meksit, vitet e fundit kanë treguar se modeli “një anëtar, një votë”, në kushtet kur mungon gara reale dhe ka pabarazi në instrumentet politike, nuk ka sjellë domosdoshmërisht më shumë demokraci të brendshme. Përkundrazi, sipas saj, ky mekanizëm ka shërbyer shpesh për të forcuar më tej pushtetin e kryetarit mbi partinë.

Për këtë arsye, ajo vlerëson se kryetari duhet ta marrë legjitimitetin nga Kongresi, çdo 4 vjet, përmes debatit të hapur, konkurrencës së ndershme dhe përballjes së alternativave.

Në përfundim, Meksi thekson se Partia Socialiste ka nevojë për më shumë kolegjialitet, më shumë debat, më shumë meritokraci dhe më shumë hapësirë për mendimin ndryshe. Vetëm në këtë mënyrë, sipas saj, partia mund të rifitojë energjinë, besimin dhe rolin që ka pasur historikisht në jetën politike të vendit.

Ajo shton se socialistë në moshë të re dhe me përvojë si Ilir Zela, por edhe brezi i ri që sjell energji dhe ide të freskëta, kanë mundësinë ta nisin dhe ta udhëheqin këtë proces ripërtëritjeje. Sipas saj, koha kërkon guxim për ndryshim dhe mençuri për të ruajtur vlerat më të mira mbi të cilat u ndërtua Partia Socialiste.


Shtuar 25.06.2026 09:42

matbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibommeritkingjojobetkralbetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetgrandpashabetTimebetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetcasibompiabellacasinojojobet girişUltrabetmatbetbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetcasibomMarsbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetcasibomgrandpashabet girişbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet