Ish-diplomati i lartë austriak Wolfgang Petritsch ka vlerësuar se mundësia që një pjesë e trupave të NATO-s të tërhiqen nga Kosova lidhet edhe me presionin e madh që aleanca po përjeton nga Uashingtoni.
Në një deklaratë për RTK, ai tha se Uashingtoni e ka bërë tashmë publike synimin e SHBA-së për të pakësuar praninë ushtarake në Evropë, duke theksuar se një zhvillim i tillë ndikon qartë edhe në Kosovë.
Të lidhura
None found
Petritsch nënvizoi se Kosova duhet të ecë përpara në trajtimin e çështjeve të hapura dhe njëkohësisht të përgatitet për të marrë mbi vete më shumë përgjegjësi për sigurinë, përmes rritjes graduale të kapaciteteve të saj mbrojtëse.
Sipas tij, vendi do të duhet ta marrë vetë përgjegjësinë për sigurinë e tij, të kthehet në një ofrues sigurie për Kosovën dhe për rajonin, si edhe të shndërrohet në një faktor stabilizues.
Ai kritikoi edhe rolin që Kosova ka aktualisht në raport me stabilitetin rajonal, duke theksuar se vendi duhet të bëhet një partner më konstruktiv në Evropë.
Në përmbyllje, ish-diplomati austriak tha se Kosova duhet të shndërrohet në një partner konstruktiv në Evropë.
