Dimal Basha firmos marrëveshje me Universitetin e Prishtinës për përfshirjen e studentëve dhe ekspertëve në projektet infrastrukturore

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka bërë të ditur se është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Universitetit të Prishtinës.

Sipas tij, kjo marrëveshje ka për qëllim të thellojë lidhjen ndërmjet institucioneve publike dhe botës akademike, duke u krijuar hapësirë studentëve, stafit akademik dhe ekspertëve të universitetit që të kontribuojnë në zbatimin e projekteve të ministrisë.

Të lidhura

None found

“Nënshkruam Memorandumin e Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Universitetit të Prishtinës. Me këtë memorandum hapëm rrugën për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve publike dhe botës akademike”, ka shkruar Basha.

Ai ka vlerësuar se njohuria, përvoja dhe potenciali profesional që vjen nga universiteti do të ndihmojnë në përparimin e politikave dhe projekteve infrastrukturore në dobi të qytetarëve.

Basha ka shprehur falënderim për rektorin e Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, si edhe për drejtoreshën e QILT-it, Arta Basha-Jakupi, për bashkëpunimin dhe angazhimin e tyre gjatë këtij procesi.

Sipas ministrit në detyrë, ky memorandum shënon një hap të rëndësishëm për afrimin më të madh të institucioneve shtetërore me komunitetin akademik, me synimin që projektet infrastrukturore të zhvillohen duke u mbështetur në ekspertizë profesionale dhe kërkim shkencor.


Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibommeritkingholiganbetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetholiganbetGrandpashabetjojobetgrandpashabetTimebetMeritkingGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetjojobetrobinbetjojobet girişUltrabetmatbetslot sitelerimariobetMadridbetmadridbetmariobetcasibomHititbetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobetgrandpashabet