Një aksident ka ndodhur pasditën e kësaj të premteje në superstradën Lezhë-Milot, ku tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ku tre persona kanë mbetur të lënduar.
Raportohet se aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Gajush. Të plagosurit u transportuan me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku po marrin ndihmë mjekësore, ku raportohet se jashtë rrezikut për jetën.
Të lidhura
None found
Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet e Policisë, të cilat kryen veprimet e para hetimore dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar aksidentin apo se cilët janë personat e plagosur.
