Robert Lewandowski, sulmuesi polak që në fund të sezonit të kaluar bëri të ditur largimin nga Barcelona, e ka përcaktuar tashmë hapin e ardhshëm në karrierë dhe, sipas Diario Sport, do të transferohet te Chicago Fire.
Raporti thekson se 37-vjeçari zhvilloi javën e kaluar një takim me drejtuesit e skuadrës amerikane, me qëllim që të njihej më nga afër me projektin sportiv të klubit.
Të lidhura
None found
Pas disa ditësh reflektimi dhe pasi shqyrtoi alternativat që kishte në dispozicion, ai ka miratuar kalimin te ekipi nga Çikago.
Ndonëse kishte në tavolinë oferta shumë të leverdishme financiarisht nga klube të Saudi Arabia, Lewandowski ka zgjedhur të vijojë rrugëtimin e tij në Major League Soccer, aty ku synon të luajë vitet e fundit të karrierës si futbollist profesionist.
Mësohet se ai ka rënë dakord për një kontratë dyvjeçare me Chicago Fire, me opsionin që marrëveshja të zgjatet edhe për një sezon tjetër.
Sipas burimeve, përfitimi i Lewandowskit do të jetë afërsisht 10 milionë euro neto për sezon, ndërsa klubi i ka propozuar edhe një rol ambasadori pasi të mbyllë karrierën si lojtar.
