BMW është në fazën e përgatitjeve për prezantimin e brezit të ri të M3.
Modeli i ardhshëm do të ofrohet në dy versione: një me motor me djegie të brendshme dhe një tjetër plotësisht elektrik, ndërsa një alternativë hibride nuk është parashikuar.
Të lidhura
None found
Në një prononcim për Piston Heads, drejtuesi i BMW M, Frank Van Meel, e bëri të qartë se M3 i ri “nuk do të jetë hibrid”.
Njësia e përditësuar S58, me gjashtë cilindra në linjë dhe e pajisur me teknologjinë M Ignite, do të prezantohet këtë vit te modelet aktuale M3 dhe M4, për t’u përdorur më pas edhe në veturat e ardhshme M.
Edhe pse prodhuesi nuk planifikon të vendosë një version hibrid mes M3 me djegie të brendshme dhe variantit elektrik me bateri, modeli me motorin S58 do të përfshijë një shkallë të caktuar elektrifikimi.

