Bes Kallaku drejt altarit për herë të dytë ?! Detajet që po “nxisin” zërat për dasmë me partneren e re…

Bes Kallaku duket se ka rigjetur dashurinë pas divorcit të shumë përfolur me këngëtaren Xhensila Myrtezaj dhe tashmë raportimet flasin për një lidhje serioze që mund të përfundojë në martesës.

Aktori i humorit ka së fundmi në rrjetet sociale momente romantike dhe dedikime për partneren e tij të re, duke konfirmuar publikisht romancën pas muajsh aludimesh në mediat rozë

Sipas burimeve pranë çiftit, partnerja e re e Besit quhet Ejona dhe dyshohet se ata tashmë jetojnë bashkë, ndërsa kanë nisur edhe planet për një ceremoni martesore private, larg vëmendjes së mediave. Marrëdhënia e re e aktorit vjen pas ndarjes shumë të komentuar nga këngëtarja Xhensila Myrtezaj, me të cilën ka dy fëmijë.

Partnerja e re e aktorit nuk është pjesë e botës së shoëbiz-it dhe preferon të qëndrojë larg ekspozimit publik. Mbetet për të parë më shumë mbi raprtin e Besit me Ejonën, mbi hapat seriozë që do ndërmarrin sëbashku. Tashmë aktori ka ndarë disa foto me partneren e re, ku më e fundit është ajo në të cilën fytyra mbetet ende mister për publikun.


Shtuar 12.05.2026 13:35

Tags: ,