I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje! Arrestohet në Shqipëri Anton Allakaj, pritet ekstradimi i tij në Kosovë

Policia e Shtetit, ka finalizuar arrestimin e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimin drejt Kosovës. Sipas njoftimit zyrtar, i arrestuari është Anton Allakaj i cili ishte i dënuar nga Gjykata e Pejës.

Mësohet se Allakaj u dënua me mbi 11 vite burgim për vrasje, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe rreth 10 vite.

Të lidhura

None found

Njoftimi:

“Është kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimin në Kosovë, 1 shtetas në kërkim ndërkombëtar të cilin Gjykata e Pejës e ka dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Vrasja”. Nga dënimi i kanë mbetur për të kryer 9 vjet e 8 muaj. Në momentin e ndalimit, atij iu gjetën dokumente identifikimi të dyshuara të falsifikuara”, njoftoi sot policia.

Gjatë arrestimit, policia sekuestroi dokumente të falsifikuara që i kërkuari përdorte për t’u fshehur nën emrat Naser Muja dhe Ded Dedaj. Mësohet se tashmë, kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Kosovës.


Shtuar 12.05.2026 13:34