“Gara në PD duhet të jetë e hapur”, Rudina Hajdari: Partia ka nevojë edhe për figura të tjera! Nuk është rruga që të fitohen vetëm zemrat e demokratëve

Ish-deputetja e PD-së Rudina Hajdari foli në lidhje Skype me “Oponencë” lidhur me situatën aktuale ku gjendet Partia Demokratike.

Hajdari tha se gara për kryetar duhet të jetë e hapur për këdo, jo vetëm për persona të lidhur me PD, por edhe për figura që kanë peshë publike.

Të lidhura

None found

Sipas saj, nuk është qëllimi vetëm të fitohen zemrat e demokratëve, por duhet ndërtuar një imazh i ri që të përqafohet nga publiku i gjerë.

Rudina Hajdari: Gara duhet të jetë e hapur edhe përa ata jashtë PD. Për figura, për këdo që ka dëshirë, që ka një staturë publike. Nuk është rriga që të fitojmë zemrat e demorkatëve, strukturave. Duhet të jetë e kundërta. Duhet të jetë një figurë e lartë publike dhe në këtë mënyrë ky person do ngrejë një imazh të ri për PD, që përqafohet nga publiku. Kjo mendoj se është mënyra e duhur. Duhet të ketë një garë të hapur.

Problemin me referendumet e kemi pasur me kohë. Referundmet kanë qenë një temë e nxhetë. Kam bërë një iniciativë ligjore kur kam qenë deputete. Por nuk u mor parasysh. Nuk mendoj, e kuptoj shqetësimin,jam dakord por mendoj se ëstë një nga problemet, por ka shumë probleme që duhet të kenë më shumë vëmendje këto momente që flasin.


Shtuar 6.05.2026 22:41