Pjesë e grupit kriminal të Niklës i drejtuar nga Marklen Haka, arrestohet Aurel Deliu/ Sfidoi efektivët me armë, mbante stemë policie dhe mijëra euro

Arrestohet një nga anëtarët e grupit të Niklës, i dyshuar për aktivitet kriminal.

Forcat Shqiponja kapën në Rinas 34-vjeçarin Aurel Deliu, banues në Nikël, pjesë e grupit të Marklen Hakës.

Të lidhura

None found

Ai u kap me armë zjarri pistoletë me vete teksa ishte duke lëvizur me një automjet. Mësohet se i riu ishte në shoqërinë e një tjetër personi në momentin që u ndalua për kontroll nga forcat Shqiponja.

Aurel Deliu është person me precedent dhe i skeduar më herët nga policia.

Në vitin 2021 ai u arrestua në Tiranë bashkë me një tjetër person dhe dy të tjerë u shpallën në kërkim. Ndërsa në atë kohë nuk iu bind urdhrit të policisë për tu kontrolluar.

Me armё, stemë policie e mijëra euro, 3 tё rinjtë nga Kruja dhe njё nga Tirana sfiduan policinë e kryeqytetit. Ngjarja ёshtё regjistruar nё zonёn pranё “Xhamllikut” në 2021 ku 4 tё rinjtё ishin duke udhёtuar me njё mjet “Volsëagen” kur janё ndaluar nga njё patrullё e forcave Shqiponja.

Tё rinjtё nuk i janё bindur urdhёrit tё policёve dhe janё konfrontuar fizikisht me ta, duke u ndarё nё 2 grupe. 2 personat qё u larguan morёn me vete edhe njё armë pistoletё qё ishte nё brezin e njёrit nga tё rinjtё qё u prangos nga policia.

Gjatё kontrollit nё mjet atë kohë policia gjeti dhe sekuestroi sasi e konsiderueshme të hollash në euro dhe lekë, celularë dhe gërshërë, të cilat u përdoren për prerjen e lëndës narkotike Canabis Sativa si dhe 1 portofol me stemën e policisë.

Nё prangat e policisё ranё Aurel Deliu (i cili kishte dhe armёn nё brez) dhe Alban Tufa 29 vjeç ndёrsa nё kёrkim në atë kohë u shpallën Marklen Haka 30 vjeç dhe Bledar Kurti 40 vjeç.


Shtuar 6.05.2026 22:22