Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Memaliaj, ku mbrëmjen e sotme janë regjistruar të shtëna me armë dhe dyshohet të jetë një person i vrarë dhe një i plagosur pas një sherri.
Sipas informacioneve paraprake dyshohet se i vdekur ka mbetur shtetasi 33-vjeçar Endri Goxhaj dhe i plagosur një person tjetër i paidentifikuar. Konflikti ka ndodhur në qendër të qytetit mes 30-vjeçarit D. N., dhe viktima Endri Goxhaj.
Të lidhura
Krimi është regjistruar para një lokali, teksa policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është vënë në ndjekje të autorit i cili është larguar në drejtim të paditur.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

