Profesor Lush Susaj, foli për News24 nga protesta e ditës së sotme para Ministrisë së Arsimit. Ai e sheh si shpresëdhënëse për Shqipërinë revoltën tashmë 2-javore të studentëve.
Susaj u bëri thirrje prindërve të mbështesin fëmijët e tyre, si dhe pedagogët të mos thyejnë bojkotin e mësimit.
Të lidhura
None found
Lush Susaj: I ruajt Zoti studentët e Shqipërisë. Do kurojnë edhe plagët e Shqipërisë. Plagët 114 vjeçare e Shqipërisë së mjerë vetëm studentët do ia shërojnë. Studentët janë të pastër nuk kanë hëngër çorbën e prishur të sllavo komunizmit. Po nuk shpëtuam nga studentët nuk do shpëtojmë, se i kanë futur tmerrin shqiptarëve.
Edhe prindërit nuk dalin të mbështesin studentët. Dilni prindër mbështesni studentë, dilni profesorë mos u bëni grevëthyes. Shkollat dhe universitetet ky sistem i ndyrë i ka kthyer në shpella. Dilni të përmbysni sistemin. Nëse nuk përmbysim sistemin. Ne shkollat do i kemi prapa gjithë rajonit. E shoh me shumë shpresë këtë lëvizje që të kurorëzohet si në Serbi, Hungari. Jemi në rrugë të mbarë ta përmbysim këtë sistem të kalbur antishqiptarë. Ky sistem nuk i duhet për asgjë Shqipërisë. Ana e drejtë e historisë janë studentët e Shqipërisë.






