Detaje nga vrasja në Memaliaj/ Sherri nisi mes dy grupeve, viktima njihej me pseudonimin “supe”

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja në Memaliaj, ku viktimë mbeti Endri Goxhaj, i njohur me pseudonimin “supe”. Mësohet se fillimisht disa persona, të ndarë në dy grupe, janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Sherri ka ndodhur në mes të qytetit, i cili më pas ka sjellë përdorimin e armëve.

Ndërkohë, policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është vënë në ndjekje të autorit, i cili pas vrasjes është larguar në drejtim të paditur. Po ashtu grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të vrasjes


Shtuar 21.04.2026 22:00