Banorët e Oleshky rrëfejnë vuajtjet pas armëpushimit: U ushqyem me bar për të mbijetuar

Një armëpushim i përkohshëm është vendosur në Oleshky, qytet në Harkiv të Ukrainës që ndodhet nën pushtimin rus.

Marrëveshja ka për qëllim të lehtësojë dërgimin e ndihmave humanitare dhe evakuimin e civilëve. Banorët janë përballur prej një kohe të gjatë me mungesa të ushqimit, ujit dhe energjisë elektrike.

Të lidhura

None found

Autoritetet ukrainase dhe Ministria ruse e Mbrojtjes njoftojnë se armëpushimi po respektohet. Në kuadër të operacionit humanitar pritet të dërgohen furnizime jetike, si dhe të pastrohen rrugët nga minat, në mënyrë që largimi i banorëve të bëhet më i sigurt.

Jeta në qytet është vështirësuar rëndë. Meqë ushqimi mungonte, disa banorë u detyruan të gatuanin barishte për të mbijetuar. Oleshky ka mbetur prej tre vitesh pa energji elektrike, gaz e ujë; dyqanet janë mbyllur dhe sigurimi i furnizimeve është tejet i vështirë.

Sipas vlerësimeve të Kievit, në qytet dhe në zonat përreth kanë mbetur deri në 6 mijë njerëz, përfshirë rreth 200 fëmijë. Para pushtimit rus në shkurt të vitit 2022, Oleshky kishte afërsisht 24 mijë banorë.

Edhe udhëtimi për t’u larguar nga zona paraqet rrezik, pasi rrugët janë të minuara dhe banorët janë të ekspozuar ndaj sulmeve me dronë.

Shtëpia e Bardhë tha se armëpushimi u sigurua nga zonja e parë e SHBA-së, Melania Trump, dhe pritet të jetë në fuqi deri më 1 nëntor. Operacioni po koordinohet nga përfaqësues ukrainas e rusë për të drejtat e njeriut, me ndërmjetësimin e SHBA-së.


Shtuar më 27.10.2026 18:06