Protestuesit janë nisur nga Rruga e Durrësit në Tiranë dhe po marshojnë në drejtim të godinës së Kryeministrisë.
Pas tubimit pranë Ministrisë së Arsimit, pjesëmarrësit vendosën ta zhvendosnin protestën te Kryeministria, duke vazhduar aksionin e tyre.
Të lidhura
None found
Marshimi është pjesë e protestave që po mbahen prej ditësh në kryeqytet. Studentët dhe qytetarët i kanë paraqitur qeverisë disa kërkesa, përfshirë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë, me synim godinën e Kryeministrisë, ku pritet të vijojë tubimi.







