Në një intervistë për News24, analisti Fatos Lubonja, ka krahasuar lëvizjen studentore në Serbi me zhvillimet politike në Shqipëri, duke theksuar se ngjashmëria kryesore mes tyre është heterogjeniteti i forcave që kundërshtojnë pushtetin, ndërsa dallimi qëndron te aftësia për t’u bashkuar rreth një projekti të përbashkët politik.
Sipas Lubonjës, si në Serbi, ashtu edhe në Shqipëri, në këto lëvizje përfshihen grupe me bindje të ndryshme politike dhe ideologjike.
Të lidhura
None found
Qëllimi sipas tij është i njëjtë, rrëzimi i regjimeve autoritare.
“Ngjashmëria kryesore është që të dyja këto lëvizje, si ajo në Serbi dhe si Flamingot shto dhe revoltën studentor janë lëvizje heterogjene në kuptimin e asaj që nuk ka një forcë homogjene politike që qëndron kundër Vuçiç. Po ca ka në Serbi që unë e shoh të ngjashme me ne
Aty do gjesh forca liberal demokratë që i kemi edhe në këtu në forma të ndryshme. Do gjesh forca më të majta, që janë për shtetin social, ekologjistë, ka konservatorë të cilët kanë një tjetër vizion që i gjen edhe këtu. Ka dhe profesionistë që nuk kanë shumë orientim politike. Por çfarë i bashkon këta? I bashkon regjimi autoritar që ka ndërtuar Vuçiç me kërkesa themelore për riinstalim të demokracisë. Ky i bashkon në Serbi dhe Shqipëri. Edhe kemi si synim largimin e Edi Ramës. Këto janë të përbashkëtat”, tha Lubonja në News24.
Por ndryshimi sipas tij është shumë thelbësor, nëse në Serbi forcat heterogjene u bashkuan, në Shqipëri kjo gjë nuk po ndodh.
“Kush është ndryshimi? Ndryshimi është themelor, ndryshimi është që ata u bashkuan, ndërtuan një koalicion me të gjithë këtë heterogjenitet që është për të rrëzuar këtë regjim dhe kjo është e qartë dhe më e paqartë është vizioni i të ardhmes. Ata u bashkuan dhe krijuan Listën e Studentëve. Ajo që ne kemi dështuar është bashkimi, aftësia për bashkim që ka të bëjë me çështjet kulturore tonat.
Bashkimi do të thotë të ndërtosh mjetet ku të gjithë këta të gjejnë vetën, të rënë dakord për këtë projekt politik”, tha ai, duke shtuar se, “edhe liderët që kemi, që i fundit është Rama kanë bërë politikën në përputhje me interesat e pushtetit ë tyre, jo të shqiptarëve”.






